Dortmundi ofron 45 mln euro për Scamacca-n, por sulmuesi po pret Interin
“Gazzetta dello Sport” shkruan se ka një interesim të madh nga Gjermania për dy talentet e skuadrës italiane, Scamacca dhe Frattesi. Borussia Dortmund ka shfaqur interes për dy lojtarët në orët e fundit. Sassuolo ka refuzuar prerazi transferimin e mesfushorit, ndërsa për sulmuesin bisedimet mund të vazhdojnë.
Gjermanët kanë ofruar 45 milion euro për kartonin e Scamaccas, me mundësinë për ta lënë në huazim deri në qershor. Një ofertë e mirë për Sassuolon që mund të mbushë arkat, por ka hasur në rezistencën e vetë lojtarit, i cili do të presë deri në verë skuadrën e Interit, që ka shfaqur interesim të vazhdueshëm.
KOHA JONË SONDAZH

