Dortmundi përfiton nga ndalesa e Bayernit, fiton me vuajtje ndaj Stuttgart (VIDEO)

Borussia Dortmund ka arritur që të përfitojë më së miri nga ndalesa e Bayernit. Verdhezinjtë morën një sukses 2-1, me shumë vështirësi ndaj Stuttgart.

Donyell Malen zhbllokoi rezultatin në minutën e 56-të, por miqtë do të reagonin mjaft mirë duke vendosur baraspeshën me Roberto Massimon. 5 minuta nga fundi i ndeshjes ndërkohë Dortmundi gjeti dhe golin e avantazhit me Marco Reus.

Kapiteni i verdhezinjve finalizoi më së miri një kundërsulm të shpejtë, duke i dhënë 3 pikë që e mbajnë vetëm 1 pikë larg nga Bayerni kryesues. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?