Dortmundi pëson humbjen e pestë në Bundesligë, shkon -9 nga Bayerni (VIDEO)

Borussia Dortmund bën një tjetër ndalesë në kampionat duke i dhënë mundësinë Bayernit që të arratiset me 9 pikë në krye të renditjes. Skuadra verdhezi u mposht me përmbysje 3-2 nga Hertha e Berlinit.

Në “Olympiastadion” të Berlin, skuadra e drejtuar nga Marco Rose shënoi e para me Julian Brandt në minutën e 31-të. Gjatë pjesës së dytë, Dortmundi pësoi 3 gola për 20 minuta. Belfodil barazoi takimin në minutën e 51-të, për t’ia lënë skenën Richterit, që tundi dy herë rrjetën në minutat 57’ dhe 69’.

Borussia shkurtoi diferencë në 3-2 me Tigges në minutën e 83-të, por më pas nuk mundi që të shënonte një tjetër gol për të dalë me pikë. Kjo është humbja e pestë sezonale për Dortmundin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?