Dortmundi shkon në çerekfinale të Botërorit për Klube, Guirassy eliminon Monterrey
Borussia Dortmund është skuadra e pestë europiane që kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, pasi mposhti 2-1 skuadrën meksikane Monterrey në Atlanta. Protagonist absolut ishte sulmuesi Guirassy, autor i një dopietw në minutat 14 dhe 24 pas asistimeve të bukura nga Adeyemi.
Monterrey reagoi në fillim të pjesës së dytë me golin e Berterame në minutën e 48-të dhe i anulua barazimi në minutën e 64-të për pozicion jashtë loje. Pavarësisht presionit në fund dhe një rasti të rrezikshëm nga Sergio Ramos në shtesë, gjermanët arritën të mbajnë fitoren.
Në këtë mënyrë, përballja e radhës do të jetë një supersfidë europiane: Borussia Dortmund kundër Real Madridit. Ndërkohë, nuk do të ketë “derbi” mes vëllezërve Bellingham, pasi Jobe është i pezulluar.
KOHA JONË SONDAZH

