Dortmundi turpërohet në Kupë, eliminohet nga ekipi i ligës së dytë (VIDEO)

Dortmund i jep lamtumirën edhe Kupës së Gjermanisë. Verdhezinjtë janë eliminuar në fazën e 1/8 nga ekipi i St.Pauli, që aktualisht është pjesë e Bundeligës së Dytë gjermane.

St.Pauli e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë Dortmund shkurtoi rezultatin me Halaand nga pika e penalltisë. Kur pritej se ndeshja do të merrte një tjetër rrjedhë, asgjë nuk ndryshoi.

St.Pauli tashmë e sheh veten mes 8 skuadrave më të mira në Kupën e Gjermanisë.

SHKARKO APP