FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Douglas Costa tek Juventusi, nesër braziliani mbërrin në Torino

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ndodhet në Gjermani për të mbyllur marrëveshjen me Bajernin e Mynihut për Douglas Costa.

Raportet e shumëfishta sugjerojnë se Douglas Costa është i vendosur për tu transferuar tek Juventusi, ndërsa nesër pritet të mbërrijë në Torino për testet mjekësore, shkruan “Football-Italia”.

Ishte vetë presidenti i Bajernit, Rummenigge ai i cili zbuloi marrëveshjen mes dy klubeve, ku lojtari pritet të jepet në formë huazimi me detyrimk blerjen verën e ardhshme për 40 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” njofton se Costa do t’i jepet një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon me të drejtë transferimin përfundimtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?