Douglas, Vlahovic dhe Weah, 3 të përjashtuarit që po mbajnë “peng” merkaton e Juventusit

Merkatoja verore e Juventusit po ecën me ritme të ngadalta. Në këtë muaj të parë të tratativave, klubi bardhezi është treguar i kujdesshëm dhe i rezervuar në lëvizje, për shkak të mungesës së një fondi të mjaftueshëm për të investuar. Drejtori i përgjithshëm, Comolli, po punon për të larguar disa lojtarë dhe për të krijuar një “thesar” prej rreth 90 milionë eurosh, që do të përdorej për afrime të reja.

Pas mungesës pa justifikim në ditët e para të grumbullimit, Douglas Luiz është rikthyer dje në Torino dhe është bashkuar pjesërisht me ekipin në stërvitjen e pasdites. Mesfushori brazilian kërkoi falje publike ndaj drejtuesve, stafit teknik dhe shokwve, duke zbutur tensionet. Megjithatë, ai mbetet në merkato, me klubin që e vlerëson rreth 40 milionë euro. Juventus do të preferonte ta shiste përfundimisht, por mund të pranojë edhe një huazim me detyrim blerjeje. Një huazim me të drejtë blerjeje mbetet, për momentin, një pistë e vështirë.

Everton, West Ham dhe Nottingham Forest kanë treguar interes konkret, por asnjë ofertë zyrtare nuk ka mbërritur ende. I vetmi tentativë ishte ajo e Fenerbahçes së José Mourinhos, por vetë lojtari e refuzoi, pasi dëshiron të rikthehet në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata e Timothy Weah është gjithashtu e komplikuar. Agjenti i tij, Badou Sambague, ka shpërthyer kundër klubit bardhezi, duke kritikuar mënyrën e menaxhimit të merkatos: “Juventusi është një klub fantastik, por sektori sportiv menaxhohet nga tre persona: dy kanë klas, një tjetër ende nuk e ka gjetur veten. Dy kërkojnë zgjidhje, një krijon probleme – dhe këtë nuk mund ta lejojmë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Olympique Marseille, ku trajner është Roberto De Zerbi, ka ofruar një huazim me detyrim blerjeje për 15 milionë euro (me bonuset e përfshira), ndërsa Nottingham Forest kishte ofruar më herët rreth 20 milionë euro. Megjithatë, lojtari preferon kalimin në Francë, dhe presioni nga ana e tij mund të ndikojë në rezultatet e tratativës. Situata mbetet e hapur, por e vështirë.

Pjesë e planit të largimeve është edhe Dusan Vlahovic, i cili duket gjithnjë e më shumë në periferi të projektit të Juventusit. Klubi kërkon të fitojë 25-30 milionë euro nga shitja e tij, por sulmuesi serb nuk është i gatshëm të largohet, të paktën jo pa një projekt që e bind. Pasi refuzoi ofertat e majme nga Arabia Saudite, Vlahovic pret një lëvizje nga Milani, që mund të vijë vetëm në fund të gushtit. Në ndërkohë, ai vazhdon stërvitjet në qendrën e klubit në Torino (JTC), ndërsa Juventusi ka nevojë për të përshpejtuar shitjet, për të nisur investimet dhe për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?