Dovedan: Nuk ishim ekip serioz, Tirana fitoi pa asnjë rast shënimi!

Trajneri i Bylisit është shfaqur shumë i zhgënjyer me skuadrën e tij, pas eliminimit që iu bë nga Tirana në gjysmëfinale të Kupës. Dovedan është shprehur se skuadra e tij nuk ishte serioze në këtë ndeshje dhe për këtë arsye nuk mund të shkonin në finale.

“Humbët shumë raste? Ne kishim dy raste të pastra për gol dhe nuk shënuam. Tirana nuk kishte asnjë rast për gol dhe shënoi dy herë. Kjo tregon se nuk jemi një skuadër serioze. Kur skuadra pëson ata dy lloj golash nuk mund të shkojë në finale.

Objektivi? Tani humbëm dhe nuk shkuam në finale. Duhet të fillojmë të mendojmë për sezonin e ardhshëm. Me këta lojtarë që luajtën sot ne nuk jemi një skuadër serioze. Pësuam dy gola ku portieri nuk ia doli të kapte dot topin”, u shpreh Dovedan.

 

SHKARKO APP