Dovedan: Shpresoj të ndikojë faktori fushë kundër Tiranës

Te Bylis në orët e fundit ka dalë pozitiv ndaj Covid-19, futbollisti Qardaku, Gjithsesi kjo nuk e shqetëson shumë trajnerin Velkjo Dovedan, i cili ka folur për ndeshjen e nesërme kundër Tiranës.

“Ne jemi stërvitur normalisht gjatë këtyre ditëve. Nuk kemi bërë asnjë ndeshje miqësore. Kemi punuar, por është e vështirë të përcaktosh gjendjen e tyre, sepse nevojiten dy ose tri ndeshje për të krijuar një ide më të qartë.

Tirana është një skuadër e mirë, por ne do të përpiqemi të fitojmë. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por fakti që luajmë në fushën tonë më bën të besoj në një rezultat pozitiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

A do ndikojë ndalesa? Këtë gjë nuk di ta them. Çdo gjë do të kuptohet vetëm në fushën e blertë. Mendoj se duhet të kthehemi te skuadra që kemi qenë në dhjetor”, deklaroi Dovedan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?