Drejtori i Barcelonës: Dembele të largohet menjëherë nga klubi, para datës 31 janar
Ousmane Dembele nuk do të jetë pjesë e Barcelonës as në pjesën e dytë të sezonit. Francezi është transferuar te blaugranët në vitin 2017 prej Dortmund për shifrën stratosferike të 105 milionë eurove plus 40 të tjera në formën e bonuseve, por në fushë nuk i përmbushi në asnjëherë moment pritshëritë.
Ka qenë vetë drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany i cili thekson se Dembele është njoftuar të largohet nga klubi në merkaton e janarit, përndryshe rrezikon që pjesën e mbetur të sezonit ta kalojë në stol.
“Është e qartë se Dembele nuk dëshiron të vazhdojë te Barcelona, nuk kërkon të jetë pjesë e projektit tonë. Kështu, ne e kemi lajmëruar Dembele të largohet menjëherë nga klubi. Presim që ai të shitet para datës 31 janar”, u shpreh Alemany.