Drejtori i Bayernit: Do të ishim amatorë nëse nuk na interesonte Haaland!
Drejtori i Bayernit, Hasan Salihamidzic ka konfirmuar se skuadra e tij është e interesuar për bomberin Erling Haaland. Duke folur për kanalin gjerman “Sport 1” ai është shprehur se do të ishte sjellje amatore nëse nuk do të mendohej opsioni për të rrëmbyer sulmuesin norvegjez.
“Ai është një lojtar i madh dhe një djalë gjithashtu shumë i mirë. Gjithsesi ai është një lojtar i Dortmundit. 60 gola në 60 ndeshje. Nëse nuk do të hidhnim vështrimin drejt tij do të ishim amator të vërtet”, deklaroi Salihamidzic.
Gjithsesi nuk do të jetë një mision i thjeshtë për Bayernin, pasi skuadrat e mëdha prej kohësh kanë bërë edhe ofertë të frikshme, por deri më tani kanë hasur në rezistencën e Dortmundit. /R.Lika-Koha Jone/