Drejtori i Bayernit heq dorë nga Kane: Këtë vit luajmë pa sulmues qendror!
Bayern Munich humbi në këtë sezon Robert Lewandowskin, teksa nënshkroi me Sadio Mane nga Liverpool. Megjithatë, senegalezi nuk është një numër 9 i mirëfilltë dhe së fundmi kanë qarkulluar zëra se bavarezët do të tentojnë të transferojnë një sulmues tipik zone si Harry Kane.
Drejtori sportiv i gjermanëve, Hasan Salihamidzic ka reaguar së fundmi duke mohuar një intersim për sulmuesin anglez.
“Zërat në lidhje me Kane janë vetëm thashetheme, tani klubi po ndjek një rrugë tjetër dhe do të luajmë pa një numër 9. Liverpool dhe Manchester City kanë treguar në vite se një sistem i tillë mund të jetë i suksesshëm.
Kemi shumë lojtarë ofensivë dhe ata të stolit kanë të njëjtin kualitet si titullarët, kaq shumë kualitet është diçka e rrallë ta gjesh në Europë. Tani është detyra e trajnerit ta menaxhojë grupin”, u shpreh Salihamidzic.
KOHA JONË SONDAZH

