Drejtori i Napolit e thotë hapur: Icardi është jashtë mundësive tona!

Drejtori sportiv i Napolit Cristiano Giuntoli ka qartësuar merkaton e Napolit në epokën e koronavirusit.

“Merkato e hapur për 4-5 muaj? Mendoj që nuk është e nevojshme, është jashtë etikës së kampionatit. Icardi është një futbollist i madh, kush nuk do ta donte? Gjithsesi Mauro është jashtë mundësive tona në këtë moment, është e pamundur që ta afrojmë.

Milik? Duam ta mbajmë në skuadër. Allan e Koulibaly yjet e merkatos? Nëse na ofrojnë një mal me para mund t’i shesim pse jo”, deklaroi Cristiano Giuntoli.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?