Drejtori i Policisë së Shtetit: Jo panik më 25 maj. Po identifikojmë personat që mund të jenë të dhunshëm
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka folur sot në një deklaratë për mediat lidhur me masat që do të merren nga policia në datën 25 maj, kur pritet që në Tiranë të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” finalja e Conference League.
Sipas Nanos, po hetohet me autoritetet e huaja për të identifikuar personat e njohur për akte të dhunshme si tifozë, “e nuk do lejojmë të prishin imazhin e vendit tonëe, masat do jenë profesionale”, theksoi ai.
“Këto ditë është thënë që në 25 maj do ketë një shtetrrethim. Dua tu bëj me dije e tu kërkoj mirëkuptim qytetarëve që data 25 do jetë ditë feste. Mos përhapim panik lidhur me shtetrrethime. Patjetër që do ketë bllokim të rrugëve. Tirana do jetë e bllokuar për ata që duan të vijnë në Tiranë.
Masat e marra deri më tani janë masa që i kanë ndarë që në ardhje të dy tifozeritë. Po kështu e fun- zon që do jenë në Tiranë, janë marrë masa që të mos lejohen dy tifozeritë të krijojnë përplasje.
Është e vërtetë që tifozeritë kanë dhe ultras apo tifozë me tendenca të dhunshme e huligane, por kjo është një ditë feste e duhet të jetë promovim i vlerave të qytetarëve evropianë.
S’do lejojmë kurrsesi që një pakicë e vogël tifozësh që nën efektin edhe të pijeve alkoolike apo adrenalinës që shkakton sporti të prishin imazhin e vendit tone.
Jemi në bashkëpunim me autoritetet e huaja me qëllim identifikimin e këtyre personave e masat do jenë profesionale që këto akte të mos ndodhin”, tha drejtori i Policise se Shtetit Gledis Nano.
KOHA JONË SONDAZH

