Drejtori i Skënderbeut flet për dhunën në Fushë-Krujë: Lojtarët tanë kishin shenja në trup

Tensionet në Fushë-Krujë pas pezullimit të takimit mes Ilirisë dhe Skënderbeut kanë sjellë reagime të forta nga klubi korçar, i cili ka denoncuar episode dhune të ndodhura brenda ambienteve të stadiumit.

Drejtori i klubit korçar ka deklaruar se situata ka dalë jashtë kontrollit në momentin kur ekipi i tij është futur në dhomat e zhveshjes. Sipas tij, aty ka ndodhur një përplasje fizike ku persona të lidhur me Ilirinë dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj futbollistëve të Skënderbeut.

“Ne nuk kërkojmë të krijojmë përplasje me askënd, as të dëmtojmë klubet e tjera. Por ajo që ndodhi dje ishte shqetësuese. Disa nga lojtarët tanë kishin shenja të dukshme në trup dhe këtë e konfirmojnë të gjithë ata që ndodheshin aty,” u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori shtoi se paniku i krijuar dhe presioni i familjarëve bënë që skuadra të mos kishte mundësi të rikthehej në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I gjithë stafi ishte aty. Ekipi hyri në dhomat e zhveshjes dhe aty ka pasur një përplasje fizike. Kjo është e vërtetueshme pasi 4–5 lojtarë tanë kishin shenja në trup. Nëse kamerat kanë qenë funksionale, gjithçka verifikohet lehtë,” theksoi ai.

Drejtori shtoi se, për shkak të panikut dhe presionit nga familjarët, ndeshja nuk mund të vazhdonte.

“Pretendimi i tyre ishte se kishte provokim nga ana e trajnerit, por e vërteta është se lojtarët tanë kishin shenja. Në ato kushte, me tensionin dhe frikën që ishte krijuar, zhvillimi i ndeshjes ishte i pamundur,” u shpreh ai.

Policia e Shtetit ka konfirmuar zyrtarisht se pas verifikimeve të para, tre futbollistë të Ilirisë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ata dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj lojtarit egjiptian të Skënderbeut, Nasr.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?