Drejtori sportiv i Juventusit: Largimi i De Ligt? E pamundur të mbash një lojtar që kërkon largimin!

“Sot është e pamundur që të mbash në skuadër një lojtar që kërkon të largohet. Por është gjithmonë një çështje shifrash, nuk është se kur dikush do që të iki dhe ti i përgjigjesh: të lutem vazhdo”, ka thënë CEO i Juventusit, Maurizio Arrivabene në lidhje me të ardhmen e Matthijs de Ligt në një intervistë të gjatë për “Tuttosport”.

Mbrojtësi holandez ka shfaqur dëshirën për të provuar një eksperiencë të re, teksa Chelsea qëndron në “pole positions”.

“Flasim sërish për lojtarë që ndjekin këshillat e agjentëve apo kolegëve dhe jo të klubit. Është e vështirë të mbash me zor një futbollist, por nga tavolina e bisedimeve duhet të ngrihen të gjitha palët të kënaqura. Dhe vlen gjithmonë shprehja: kush ka paratë ka fituar”, tha Arrivabene.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?