Drejtuesi i Barcelonës: Do të luajmë atje ku Maradona është Zot!
Një nga drejtuesit e Barcelonës, Guillermo Amor, ka komentuar shortin e sotëm që e vendosi skuadrën e tij përballë Napolit në raundin e 1/8-ve.
“Të gjithë rivalët janë të ndërlikuar. Të mendosh një skuadër më të mirë apo një tjetër, është mosrespektim ndaj rivalëve. Është çështje shijesh. Napoli është një skuadër për t’u respektuar. Kanë ndryshuar së fundmi trajnerin, por ne do të përpiqemi që të mbyllim kualifikimin në Barcelonë. Shpresojmë që të jemi në formën më të mirë, kemi kohë deri në shkurt për ta njohur më mirë kundërshtarin.
Messi në fushën ku u kurorëzua Maradona? Njerëzit e lidhin Napolin me Maradonën. Ai është Zot atje. Shpresoj që Leo të jetë në nivelin e tij”, deklaroi Amor nga Nyon. /R.Lika-Koha Jone/