Drejtuesi i lartë i Barcelonës del pozitiv ndaj koronavirusit

Zv/presidenti i Barcelonës Jordi Cardoner ka rezultuar pozitiv në testin anti-koronavirus. Numri 2 i klubit katalanas ndodhet në shtëpinë e tij i izoluar dhe po vazhdon të kurohet normalisht. Ai është pjesëtari i tretë i klubit që infektohet me virusin COVID-19.

Disa ditë më parë, u konfirmua se drejtori i Shërbimit Mjekësor të Barcelonës Ramon Canal dhe mjeku i skuadrës Hoze Antoni Gutierrez ishin infektuar me koronavirus.

Kur qeveria spanjolle shpalli gjendjen e emergjencës në mes të marsit, të gjithë pjesëtaret e stafit të klubit u urdhëruan të punojnë nga shtëpia dhe të kryejnë punët e zyrës duke përdorur sisteme video konferencash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jordi Cardoner, en una rueda de prensa del Barcelona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?