Drejtuesit e Juventusit u përplasën me arbitrin në pushimin e ndeshjes, dalin pamjet (VIDEO)
Trajneri Luciano Spalletti nuk foli publikisht pas ndeshjes, pasi klubi vendosi të dalë vetë para mediave për të shpjeguar zemërimin e ambientit bardhezi pas kartonit të kuq ndaj Kalulu. Megjithatë, tekniku italian nuk qëndroi i heshtur për episodin e diskutueshëm.
Sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, momentet e tensionuara janë regjistruar gjatë kthimit të skuadrave drejt dhomave të zhveshjes në pushimin mes pjesëve. Aty, Spalletti, i shoqëruar nga drejtuesi Damien Comolli, i është afruar arbitrit Federico La Penna dhe, nga një distancë shumë e afërt, i ka bërtitur: “E ke falsifikuar ndeshjen!”.
Tensioni nuk u ndal me kaq. Në video shihet edhe ish-kapiteni Giorgio Chiellini, i cili i drejtohet arbitrit me tone të larta: “Nuk ekziston, gjëra të tilla nuk ekzistojnë!”.
Stafi dhe lojtarët bardhezi u larguan më pas nga zona e tunelit, ndërsa arbitri zbriti shkallët duke u bërë shenjë të largoheshin. Sipas pamjeve, Spalletti u rikthye edhe një herë për t’i thënë disa fjalë të tjera gjyqtarit, duke konfirmuar klimën e fortë polemikash që shoqëroi ndeshjen.
KOHA JONË SONDAZH

