Driblime “dehëse” dhe gola spektakolar, ja arsyeja përse Juventusi kërkon Zhegrovën (VIDEO)

Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të përfolur në javët e fundit në merkato. Në një video të publikuar së fundmi në YouTube, janë mbledhur disa nga momentet më të bukura të yllit të Kosovës me fanellën e Lille, ku 25-vjeçari ka treguar gjithë magjinë e tij me topin.

Driblime spektakolare, asistime të sakta dhe gola të jashtëzakonshëm e kanë bërë Zhegrovën një pikë kyçe për skuadrën franceze, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe Juventusin.

Klubi torinez prej kohësh e ka në listën e dëshirave, dhe performancat e fundit vetëm sa e kanë forcuar bindjen se ai mund të jetë një përforcim ideal për repartin ofensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpejtësia, kreativiteti dhe aftësia për të ndryshuar fatin e ndeshjes me një lëvizje janë tiparet që e bëjnë Zhegrovën një profil të përsosur për skuadrën e “Zonjës së Vjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë mbetet të shihet nëse bisedimet mes Lille dhe Juventusit do të konkretizohen në ditët e fundit të merkatos, ku dhe gjasat janë tëmëdha.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?