“Dridhet” stoli i Valverdes, shfaqet emrat e parë që mund ta zëvendësojnë

Humbja ndaj Levantes në fundjavë në La Liga dhe barazimi në mesjavë në Champions League ndaj Slavias së Pragës kanë vendosur në rrezik të ardhmen e Ernesto Valverdes në stolin e Barcelonës.

 

Në rast se situata nuk do të ndryshojë duke filluar që nga ndeshja e ardhshme, trajneri i blaugranëve rrezikon shkarkimin me presidentin Josep Maria Bartomeu që ka vendosur tre emra në listën e tij që shikohen si pasues të Valverdes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy janë holandezë dhe bëhet fjalë për trajnerin aktual të Holandës Ronald Koeman i cili ka dhe një klauzolë pro Barcelonës dhe teknikun e Ajaxit Erik ten Hag. Një tjetër opsion është ai i argjentinasit Marcelo Gallardo i cili gjatë këtyre viteve të fundit ka udhëhequr River Plate drejt sukseseve të mëdha sidomos në Copa Libertadores.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?