Drita kualifikim historik ndaj Sileksit, sfidon Legian e Varshavës në turin tjetër
Drita e Gjilanit arriti një kualifikim historik në raundin e tretë të Europa League-s, duke eliminuar Sileksin e Maqedonisë së Veriut në sfidën e zhvilluar në kryeqytetin Shkup.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu fitoi 2-0 dhe në raundin pasardhës do të përballet me skuadrën më të mirë polake, Legia e Varshavës.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa me nisjen e të dytës Gërbeshi u dha epërsinë “intelektualëve” nga pika e bardhë e penalltisë. Drita përfitoi edhe nga ndëshkimi me karton të kuq i Grozdanoskit, duke shënuar golin e dytë dhe të sigurisë me një finalizim të bukur të Ardian Limanit.
Drita është skuadra e vetme nga Kosova dhe e treta shqiptare pas Tiranës dhe Shkëndijës së Tetovës që mbetet në garë në kupat e Europës.