Drita shkruan historinë, kualifikohet në grupet e Conference League

Drita ka shkruar historinë në futbollin kosovar, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Conference League. Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Prishtinë ndaj Differdange, skuadra e trajnerit Zekerija Ramadani tregoi edhe një herë forcën e saj, duke triumfuar edhe në Luksemburg.

Ndeshja nisi mbarë për kampionët e Kosovës, pasi vendasit mbetën me një lojtar më pak që në minutën e 3’, pas një kartoni të kuq. Epërsia numerike u shfrytëzua në pjesën e dytë, kur në minutën e 62’ Besnik Krasniqi shënoi me penallti, duke vulosur rezultatin dhe kualifikimin e skuadrës gjilanas.

Në minutat e fundit, ekipi menaxhoi me kujdes avantazhin, duke siguruar një sukses historik me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drita do të mësojë të premten, më 29 gusht, emrat e gjashtë kundërshtarëve me të cilët do të përballet në fazën e grupeve të Conference League, duke nisur kështu një kapitull të ri për futbollin kosovar në arenën europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?