Drita triumfon ndaj Ballkanit dhe rihap kampionatin në Kosovë

Drita ka arritur një fitore të rendësishme 2-1 ndaj Ballkanit. Skuadra nga Gjilani reagoi pas humbjes me Malishevën, duke mposhturkampionët në fuqi të Kosovës.

Skuadra e Ilir Dajes kaloi në avantazh me anë të Bajram Jashanicës (6’), por vendasit përmbysën rezultatin që në pjesën e parë. Blend Baftiu barazoi takimin në minutën e 29’, ndërkohë që golin e fitores e realizoi Blerim Krasniqi (eurogol) një minuta përpara mbylljes së pjesës së parë.

Drita është ngjitur në kuotën e 34 pikëve, po aq sa numëron Llapi. Edhe pse regjistruan ndeshjen e tretë radhazi pa fitore, kampionët e Ballkanit vijojnë të kryesojnë me 39 pikë.

 

SHKARKO APP