Drita zyrtarisht kampione në Kosovë, Prishtinën e tradhtojnë Dallku dhe Curri

Drita është zyrtarisht kampione e Kosovës për sezonin 2017/18. Skuadra e Bekim Isufit ka barazuar pa gola në ndeshjen vendimtare të luajtur sot me Prishtinën.

Sfida është pritur me interes të lart në Kosovë dhe u zhvillua në fushën asnjanëse “Shahin Haxhiislami”. Dueli ishte i ndezur, por Prishtina e udhëhequr nga Mirel Josa mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 32-të pas daljes me karton të kuq të Debatik Currit. Prishtina nuk rrezikoi thuajse në asnjë rast portën e Dritës. Në fundin e takimit edhe Dallku u ndëshkua me karton të kuq.

Ky është titulli i dytë në historinë e Dritës, ndërkohë që Bekim Isufi e fiton titullin si lojtar dhe si futbollist. /Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP