Dritan Shakohoxha: Duhet trajner shqiptar. Reja e FSHF, dështim
Disfata ndaj Izraelit nuk është pritur mirë nga opinioni sportiv, jo vetëm kjo ndeshje, por në përgjithësi i gjithë ky rrugëtimin këtë periudhë ka lënë një shije të hidhur. Në qendër të kritikave ka përfunduar trajneri Edy Reja, përgjegjësi kryesor që nuk po arrin ti marrë më të mirë këtij grupi fantastik. Dritan Shakohoxha bën përgjegjës dyshen FSHF-Reja teksa thekson me anë të një statusi në profilin e tij në Instagram se ka ardhur koha për një trajner shqiptar:
Të kesh skuadër me kaq shumë talente është FAT ( 9 nga 11 që ishin në fushë kanë lindur jashte Shqiperise) , te deshtosh eshte FSHF & REJA . Te pakten @tifozatkuqezi qe drejtohen nga SHQIPTAR shkelqyen edhe sonte. Ndoshta edhe skuadres i vjen shpejt momenti te kete nje trainer Shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

