“Duam birra, duam birra”, protesta e parë në Katar e tifozëve të Ekuadorit (VIDEO)

Mungesa e pijeve alkoolike në tribunën e stadiumit “Al Bayt” është ndier që në ndeshjen e parë ku shumica e tifozëve ishin vendas ndërsa një minoritet i vogël ekuadorianë.

Gjithsesi, ky fakt nuk i ndali miqtë që në një mënyrë mjaft origjinale të bënin thirrje që komiteti organizator dhe FIFA të lejojnë konsumin e alkoolit edhe në komplekset ku do të luhen ndeshjet.

“Duam birra, duam birra”, ishin thirrjet e tyre gjatë ndeshjes hapëse të grupit A mes Katarit dhe Ekuadorit.

SHKARKO APP