“Duhen 15 minuta për t’u infektuar, rinisni futbollin!”, mjeku Pipero kundër masave të qeverisë

A duhet të rinisë futbolli në Shqipëri? Qeveria ende nuk ka vendosur, ndërkohë që mjeku i famshëm dhe shefi i Infektivit, Pëllumb Pipero, është shprehur se sporti duhet të rinisë.

Për emisionin “Opinion” në TV Klan, mjeku ka deklaruar se futbolli është i pari që duhet të lejohet të luhet, teksa shpjegon, se për t’u infektuar do 15 minuta kontakt.

“Ka shumë pikëpyetje për punën e futbollit, vendimet i marrin institucionet. Nëse  do të pyetesha unë, atëherë futbollistët do të ishin të parët që mund të lejohen si për stërvitje dhe për të realizuar ndeshje. Sigurisht që duke marrë masat e nevojshme dhe të domosdoshme.

E kam thënë edhe më para, që të infektohesh nga COVID-19 duhet të paktën 15 minuta ekspozimi, midis një personi të infektuar dhe të painfektuar gjë e cila nuk ndodh në futboll. Pra nëse merren të gjitha masat për dezifenktimin e topit dhe të duarve, atëherë duhet që të lejohet. Por ky është mendimi im si specialist. Vendimet i marrin institucionet”, tha Pipero.

SHKARKO APP