“Duhet ta pranoni, kur nuk fitoni”, arbitri shpërthen ndaj zyrtarëve të Interit (VIDEO)
Ndeshja në “Dacia Arena” mes Udineses dhe Interit u mbyll mes tensionit. Conte dhe ndihmësi i tij Oriali protestuan ashpër ndaj arbitrit Maresca për shkak se pretendonin se koha shtesë ishte e pakët.
Gjyqtari fillimisht e ndëshkoi me karton të verdhë, ndërkohë që më pas trajneri i Interit vijoi replikat, duke bërë që të ndëshkohej me karton të kuq. “Gjithmonë ti, gjithmonë ti” i është drejtuar trajneri i Interit.
Në fundin e ndeshjes, Maresca pasi e ndëshkoi me karton të kuq Orialin dëgjohet duke i thënë: “Duhet ta pranoni edhe kur nuk fitoni”. /R.Lika-Koha Jone/