Duka: Bujar Nishanin do ta kujtoj gjithmonë si një burrë të urtë e të mençur, një dashamirës futbolli

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe miqtë e tij. Duka kujton momentet kur ai mbështeti Shqipërinë në Euro 2016.

“Të dashur miq,U trishtova shumë kur mësova pak minuta më parë se miku im, Presidenti Nishani, është ndarë nga jeta. Bujar Nishanin do ta kujtoj gjithmonë si një burrë të urtë e të mençur, një dashamirës futbolli dhe tifoz i madh i Kombëtares.

Nuk mund ti harroj momentet e bukura që kaluam sëbashku në EURO 2016 ku nuk mungoi asnjë moment në mbështetje të kuqezinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Presidentit Nishani dhe miqve të tij të shumtë. Lamtumirë President Nishani!”, shkruan Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?