Duka: De Biasi e ka kontratën me Shqipërinë, deri në vitin 2017

 

Më 24 Tetor të vitit 2013 Gianni De Biasi firmosi kontratën e re dhe objektivi kryesor kishte kualifikimin historik në finalet e Euro 2016. Dy vjet më parë, u konfirmua se vazhdimi i italianit në stolin kuqezi do të varej drejtëpërdrejtë nga ecuria e eliminatoreve dhe tashmë që objektivi u arrit, De Biasi do të qëndrojë minimalisht në drejtimin e Shqipërisë deri në përfundim të Euro 2016. Por zërat mediatikë të ditëve të fundit kanë krijuar një situatë të pazakontë, pasi nuk dihet ende nëse 59-vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë në Shqipëri edhe për eliminatoret e Botërorit.

Në një prononcim të orëve të fundit, Armand Duka heq çdo dyshim, pasi ka bërë të qartë se kontrata e trajnerit parashikon shtyrjen e bashkëpunimit deri në vitin 2017. Sipas kreut të institucionit më të lartë të futbollit shqiptar, kontrtata e De Biasit vazhdon deri në tetorin e vitit 2017, prandaj në këtë pikë nuk duhet të ketë më diskutime apo aludime. Gjithsesi, ai ka lënë të kuptohet se situata mund të ndryshojë, pasi në këtë mes do të merret parasysh edhe dëshira e vetë trajnerit për të vazhduar ose jo në stolin e kombëtares. Duka shtoi gjithashtu se aktualisht federata nuk ka kontaktuar asnjë emër tjetër, duke e kaluar topin në këmbët e trajnerit italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?