Duka: Do të provojmë edhe njëherë me barin natyral në “Air Albania”, presim deri në mars

Presidenti FSHF-së Armand Duka në një komunikim direkt nga gazetarët, kreu i futbollit shqiptar theksoi se deri në fund të vitit mund të vijnë rezultatet e premtuara nga qeveria shqiptare për miratimin e ligjeve për sportin dhe veçanërisht për futbollin.

“UEFA la vlerësuar punën e Federatës ndër vite si partner serioz, ka vlerësuar infrastrukturën tonë në Shqipëri dhe investimet që janë bëra. Nuk është ndikim i anëtarit të Komitetit Ekzekutiv. Është puna e FSHF-së që ka bindur UEFA. Kemi bindur që mund ta bëjmë, jo vetëm të konferencës së Ligës, por dhe të tjera.

Qeveria nuk është vënë lëvizje për plotësimin e kërkesave të LP-së – Nuk dua ta besoj që është kështu. Rikthimi i futbollit, rikthimi në fushë u bë me kontributin tim dhe me kontribuan e kryeministrit të Shqipërisë. Unë dua të besoj që akoma ka ditë deri në 31 dhjetor që ka kërkesa dhe sporti shqiptar në përgjithësi të plotësohen. Ato kërkesa janë kërkesa minimale, kryeministri e ka pritur mirë, ka thënë pse jo të ketë Shqipëria një ligj sponsorizimit. Nuk cënohet buxhetin shqiptar, sesa gjërat që dëgjojmë tani janë më të kushtueshme. Shenjat deri më sot nuk ka patur, qeveria ka patur probleme të tjera, por do të mendojë dhe për ne.

Objektivat e FSHF-së? Që kur bëmë stadiumin ‘Air Albania’, objektivi ka qenë të bënim një finale të rëndësishme europiane. Objektivat duhet t’i vendosim të rinj, kemi shumë gjëra për të bërë përpara. Kemi mundësi të rikthehemi dhe ta shijojmë akoma më shumë një europian si ai në 2016 si dhe të kemi klubet tona në kompeticionet europiane. Duhet një shtysë nga qeveria që klubet tona të konkurrojnë fort në kompeticionet e futbollit europian.

Puna në stadiumin ‘Air Albania’ Kemi insistuar që nga fillimi me bar natyral, por kishim parashikuar që nuk do shkonte mirë me këtë. Ne provuam me bar natyral, por nuk rezultoi e suksesshme. Nuk mund të jetë e pranueshme as për kampionatin shqiptar, as për kombëtaren dhe jo më për një finale si kjo e ‘Conference League’. Nga ana tjetër do fillojë puna për fushën, që nga java e ardhshme do instalojmë ndriçimin që do zëvendësojë diku atë të diellit për të mundësuar sa më mirë ngrohjen dhe rritjen e barit. Pastaj do të instalojmë një impiant ventilimi, sepse është i mbyllur. Do të provojmë deri në mars me bar natyral, nëse jo, do të provojmë barin hibrid. Ishte i parashikuar që në momentin e fillimit që ma barin natyral do ishte e vështirë, por sido që të jetë, bari natyral është më i këndshëm dhe më i mirë për sportistët”, u shpreh Duka.

SHKARKO APP