Duka e thotë qartë: Nuk e kemi luksin të shpërdorojmë një talent si Broja!
Shqipëria u kualifikua për në finalet e Kampionatit Evropian “Euro 2024” pa kontributin e Armando Brojes, i cili ka qenë i dëmtuar dhe tashmë ka një dilemë nëse lojtari duhet të përfshihet në planet e kombëtares tonë për ndeshjet që do të luhen në Gjermani, pasi kontributi i tij në këto eliminatore ka munguar.
Një pyetje e tillë i është bërë edhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë që ka dhënë ditën e sotme për RTSH. Përgjigja e numrit 1 të futbollit shqiptar ka qenë e qartë:
“Broja është një talent që nuk vjen shpesh në Shqipëri. Ne nuk jemi vendi i prodhimit maksimal të talenteve dhe kemi luksin të shpërdorojmë një të tillë. Ai është vërtet një talent i madh.
Moskontributi i tij në këto eliminatore nuk ka ardhur për fajin e tij, por fatkeqësisht për shkak të dëmtimit. Kjo mungesë ia vështirëson punën Brojës edhe në të ardhmen, sepse e para e ka sfidën me veten e vet, me shëndetin që ta kalojë problemën dhe të ecë përpara.
E dyta, që të bashkohet dhe të jetë organik me një skuadër që tashmë është vërtet një grup shumë i mirë. Unë kam besim se një talent, një profesionist si ai, do ta gjejë mënyrën si të gjërshetohet mirë me skuadrën. Por e ripërsëris, ne nuk kemi luksin që të shpërdorojmë një talent si Armando Broja”, deklaroi Duka në intervistën e dhënë për moderatoren Hygerta Sako.