Duka homazh për Vokrrin: Komunikonim çdo ditë, brezat do e kujtojnë për veprat e tij

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar në Prishtinë homazhet për Fadil Vokrrin i cili u nda nga jeta vetëm një ditë më parë. Kreu i FSHF, Armand Duka ka qenë i pranishëm në këto homazhe.

“Një moment shumë i trishtueshëm ky. Nuk e kisha menduar kurrë që do isha sot këtu në këtë ceremoni për mikun tim. Familja ka humbur njeriun e saj më të dashur, unë gjithashtu kam humbur një mik të shkëlqyer, shokët e miqtë nuk do të kenë më mes tyre fizikisht Fadilin. Komunikoja thuajse çdo ditë me Fadilin. Një njeri që jetonte me futbollin, jetonte me dashurinë për këtë sport dhe me idenë se çfarë mund të bënte akoma më mirë. Ndihem thellësisht i trishtuar. Ende nuk arrij ta besoj. Brezat dhe gjeneratat do të kujtojnë gjatë veprën e tij për futbollin në Kosovë”,- ishin këto fjalët e presidentit Duka për mediat pas ceremonisë homazh në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Më pas ceremoniali vijoi me një mbledhje komemorative në nder dhe kujtim të ish-presidentit të ndjerë, z.Fadil Vokrri.

 

SHKARKO APP