Duka: Kemi bërë edhe gabime, por kemi hedhur themelet për zhvillimet e lojës më të bukur në Shqipëri

Presidenti aktual i FSHF, Armand Duka ka folur në Asamblenë e Përgjithshme teksa ka kërkuar besimin për një tjetër mandate duke theksur se futbolli është ishulli më i zhvilluar në vend.

“Jemi bashkë për të votuar për të mirën e lojës, jam këtu për të kërkuar mbështetjen për një mandat tjetër nëse e meritoj. Nuk ka droje të them se ne jemi ishulli më i zhvilluar me fakte kjo, jemi shumë mirë për qeverisjen tonë për rezultatet e arritura dhe për investimet tona.

Kemi nisur në kushtet e vështira të mbijetesës, pa fusha lojë dhe stërvitje, pa stadium dhe me aktivitete të limituara me buxhete minimale. Kemi realizuar projekte në të mirën e futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi bërë edhe gabime, por kemi hedhur themelet për zhvillimet e lojës më të bukur në Shqipëri. As më optimisti nuk do ta kishte menduar ekipin kombëtar në nivelet më të larta, apo skuadrat që luajnë në impiantet më të mira, apo edhe ky takim në këto zyra. Apo edhe që zyrtarët përfaqësojnë deri në Komitetin Ekzekutiv, apo edhe finalet që do të luhet në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto i kemi arritur me punë, e dua këtë lojë dhe kërkoj mbështetjen. E njoh institucionin, ka zëra që flasin për kohën e gjatë në Federatë, por këtë e konsideroj vlerë. Është një eksperiencë që më ka ndihmuar të arrij rrugët e duhura për zhvillimet e futbollit, skuadra fituese nuk preket.

As ekipit fitues nuk i thuhet mjaft, ai sfidohet me lojë dhe projekte e jo dëshira politike. Kemi dëgjuar ofendime dhe baltosje, por nga ana tjetër ka pasur rezultate. Ju sot do të dini të zgjidhni rrugën e duhur”, u shpreh Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?