Duka merr pjesë në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Baku

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka marrë pjesë në takimin e radhës që qeveria e futbollit europian ka zhvilluar sot në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv u shqyrtuan shumë tema të rëndësishme të futbollit europian, amendime rregulloresh që ndikojnë drejtpërdrejt formatet dhe zhvillimet e kompeticioneve si edhe çështje që lidhen me marëdhënien e UEFA-s me FIFA-n.

Një temë e rëndësishme që u diskutua në këtë mbledhje të rradhës ishte rregullorja e programit të investimeve HatTrick, edicioni i 5-të, i propozuar nga komiteti i HatTrick, pjesë e së cilës është dhe Presidenti Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të jetë në Lubjanë, Slloveni, më datë 24 shtator 2019.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?