Duka mesazh ngushëllimi: Rragami një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar

Armand Duka, presidenti i FSHF-ës, ka shprehur ngushëllimet e tij familjes dhe komunitetit sportiv për ndarjen nga jeta tw Ramazan Rragamit, ish-lojtar i Vllaznisw dhe i Kombwtares sonë.

“Të dashur miq,

U trishtova pa masë kur mësova pak minuta më parë se Rramazan Rragami është ndarë nga jeta. Rragami do të mbahet mend dhe do të kujtohet gjithmonë si një nga figurat më të mëdha të futbollit shkodran dhe atij kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një karriere të shkëlqyer si futbollist me Vllazninë ai arriti suksese shumë të madhe si trajner. Historik do të mbetet kontributi i tij në krah të Shyqyri Rrelit në sukseset e Shpresave ne 1978 dhe 1981 ku arritën të shpallin Shqipërinë kampione Ballkani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si trajner i parë ai arriti suksesin më të madh në historinë e Shpresave, duke arritur ta dërgojë Shqipërinë në çerekfinalet e Kampionatit Europian.

Nē këtë moment të vështirë për familjen e tij dhe gjithë komunitetin e futbollit shqiptar, dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rragami. Ne do ta kujtojmë dhe do ta nderojmë gjithmonë kontributin që ai ka dhënë për futbollin shqiptar”, shkruan Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?