Duka mesazh Rejës: Fito dy ndeshjet e nëntorit
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka hedhur poshtë zërat për një largim të teknikut të kuqezinjëve por i dërgon atij një mesazh të qartë se do dy fitore në ndeshjet e nëntorit dhe vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve.
Dy barazimet në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, bën që të ketë pakënaqësi për teknikun italian por Duka është i bindur në punën e 75-vjeçarit.
“Nuk ka asnjë plan rezervë për Edi Rejën dhe trajneri do të vijojë punën. Steka e Kombëtares është rritur dhe tashmë nuk kënaqemi më me humbje 1-0 por duam dy fitore në ndeshjet e nëntorit dhe ta mbyllin në vend të parë grupin tonë në Ligën e Kombeve”, tha Duka.