Duka: Objektivi është vendi i parë, ekipi ynë më i shpërblyeri në Europë
Shqipëria mposhti 0 me 1 Gjeorgjinë në Tbilisi. Ndeshja e vlefshme për raundin e katërt në Ligën e Kombeve u vendos nga goli i Kristjan Asllanit në pjesën e dytë. Pas sfidës së fituar foli presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
“Çdo ndeshje e ekipit kombëtar shumë e rëndësishme dhe e vështirë, sidomos kur vinim pas humbjes në Çeki. Përgjegjësia shumë e madhe për çunat dhe ia arritëm, ato meritojnë shumë më shumë se dy humbjet e fundit.
Ne kemi të njëjtin objektiv, vendin e parë në grup, por është grup i vështirë. Kush mendon se do i fitojmë dy ndeshjet në shtëpi e ka shumë gabim. Mbase kështu mendoi Gjeorgjia. Çunat meritojnë të festojnë, janë specialistë për të analizuar çfarë nuk kemi bërë mirë dhe për të qenë të përgatitur.
Ukraina ekipi më me kualitet pavarësisht se me 3 pikë. Uroj t’i kemi çunat gati dhe ato të dëmtuarit për një paraqitje sa më të mirë në Tiranë.
Nuk më intereson sa ka fituar apo humbur Gjeorgjia në shtëpi, por më intereson që fituam. Nuk mund të fitojmë të gjitha se do ishim Spanja. Ky është futbolli, skuadra është me përbërje fantastike, e bashkuar por ka dhe ditë jo si në Çeki. Të përgatitemi për kualifikueset e Botërorit.
Ne kishim shumë emocion në shkallë, ju para ekranit, në futboll nuk shmangen. Gjeorgjia nuk na rrezikoi asnjëherë. I thashë Dakut ta kishe bërë atë gol dhe të ishim më të qetë, Silvinjo më tha shijon më shumë ashtu.
Padyshim që ekipi ka premio për një objektiv, për të qenë në vendin e parë. Nuk është premio që motivon skuadrën, por fanella. Sidomos në kushtet e sotme, kur vinim pas një humbje. E kishim peng se kishim humbur në Tiranë dhe ka motiv më shumë se paratë. Nuk mungojnë shpërblimet, ekipi ynë më i shpërblyeri në Europë”, u shpreh Duka për TV Klan.