Duka përgëzon Egnatian dhe Dinamo City: Arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar

Pas suksesit historik të Egnatias dhe Dinamo City në raundet e para të kompeticioneve europiane, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka përgëzuar klubet për paraqitjet dinjitoze dhe kualifikimin më tej në UEFA Conference League.

“Ky është një moment i rëndësishëm për futbollin shqiptar. Arritje të tilla rrisin kredibilitetin e klubeve tona dhe forcojnë imazhin e kampionatit që përfaqësojmë. Uroj që ky rrugëtim europian të vazhdojë edhe më tej me sukses dhe profesionalizëm”, shkruan Duka në rrjetet sociale.

Kreu i FSHF-së nuk harroi të vlerësonte edhe Vllazninë, që u eliminua në kohën shtesë nga rumunët e Universitatea Craiova: “Vllaznia meriton respekt për karakterin dhe luftën e treguar. Edhe pse u eliminua, garoi me dinjitet. Tani është koha për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri, me të njëjtin pasion dhe ambicie.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?