Duka rizgjidhet për herë të pestë në krye të FSHF-së, mund bindshëm Finon

Duka zgjidhet për herë të pestë në krye të FSHF-së, mund bindshëm Finon. Ai ka fituar 38 vota në raundin e dytë të votimit, duke lënë 14 vota pas Bashkim Finon.

Armand Duka 38 vota

Bashkim Fino 24 vota

Swiss Digital Desktop Reklama

Duka rizgjidhet për herë të pestë në krye të FSHF-së, mund bindshëm Finon

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka përfunduar raundi i parë i votimit në Asamblenë e përgjithshme. Armand Duka ka marrë 39 vota, Fino 22, ndërkohë që Hala nuk ka mundur që të marrë asnjë votë. Presidenti aktual nuk ka mundur që të marrë 2/3 e numri të përgjithshëm të votave, teksa tashmë do të zhvillohet dhe raundi i dytë i votimit.

RAUNDI I 1

Duka 39

Fino 22

Hala 0

4 te PAVLEFSHME

Procedurat e zgjedhjes:

– Pas zgjedhjeve për kreun e FSHFsë, do të bëhet më pas një votim i dytë, ku 65 delegatët do të zgjedhin 9 anëtarë të Komitetit Ekzekutiv mes 23 kandidatëve. Ndërkohë, duke qenë numër çift, ekziston mundësia që në garën mes tre kandidatëve për presidentë të ketë rezultat të barabartë.

– Gjatë raundit të parë, Presidenti ka nevojë për 2/3-ën e votave të vlefshme.

– Në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk arrin këtë shumicë, bëhet një raund i dytë zgjedhjesh midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. * Në raundin e dytë, kandidati që merr më shumë vota (50+1 %) zgjidhet president. Në rast se votat janë të barabarta, votimi do të përsëritet.

– Në rast se edhe votimi i dytë përfundon me rezultat të barabartë (33-33 ose 22-22-22), vendimi merret nëpërmjet hedhjes së shortit nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së (Ilir Shulku) dhe monitoruar nga Komisioni i Verifikimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?