Duka përballë Finos, dy kandidatët sfidojnë njëri-tjetrin për herë të parë (VIDEO)
Pak ditë para zgjedhjeve të FSHF, Armand Duka dhe Bashkim Fino janë vendosur përballë njëri-tjetrit në emisionin “ Të Pa Ekspozuarit”. Ata paraqesin platformën e tyre se përse duhet të zgjidhen në krye të institucionit shqiptar.
Duka: “E pranoj që kam mik Agim Zeqon dhe Ardjan Takajn dhe jam krenar për këtë gjë. Ish-ministrin Ridvan Bode e njoh, por gjithsej kam pirë vetëm dy herë kafe. Jam krenar për sukseset e çdo klubi shqiptar, ashtu sikurse jam krenar për arritjen e futbollit shqiptar. Unë kam ardhur në futboll jo nga politika, por nga Vllaznia kur kandidova për herë të parë.
Fino nuk duhet ta shohë si një detyrë për të sfiduar dikë me propozimin e dikujt. Kemi arritur rezultate shumë pozitive. Jam bashkë ndërtues i një institucioni që është përmirësuar shumë në vitet e fundit. Sa më shumë kandidatë të ketë, aq më pozitive është për të ndihmuar një institucion.
3 arsye pse duhet të zgjidhem? Eksperienca, aftësitë manaxheriale dhe marrëdhëniet me komunitetin e futbollit.
Duka komenton Finon- “E kam ndjekur Finon në Kuvend të Shqipërisë dhe nuk e kam parë të ketë bërë ndonjë reformë, as për sportin nuk ka folur ndonjëherë. Gjithashtu nuk di të ketë pasur ndonjë aftësi menaxheriale”
“Skënderbeu do të jetë ‘i nënës’? Me mua janë të gjitha klubet të njëjtë. Gjatë garës ka pakënaqësi. Klubet kur nuk arrijnë synimet e tyre, ia hedhin fajin FSHF-së. Partizani ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, ashtu si edhe Tirana, që ka dalë kampion gjatë kohës që unë kam qenë në krye të Federatës, por vitin e kaluar ra nga kategoria. Kampionatin nuk e bën Duka. Nëse vendimet e mia kanë qenë të gabuara, do ta vendosin anëtarët në Asamble Zgjedhore”
Fino: “Nuk kam ardhur këtu jo me propozim të klubit të Luftëtarit dhe jo nga Partizani. Futbolli shqiptar kishte nevojë për një alternativë të re. Futbolli ndikon në të gjithë shoqërinë shqiptare dhe ka nevojë për më shumë pastërti. Nisa këtë rrugë se futbolli shqiptar kishte nevojë për një alternativë të re, dhe pas një konsumimi 16 vjeçar të presidentit aktual. Futbolli është mision publik, ka nevojë për një meanxhim më të pastër. Ka nevojë për një ndryshim drastik të federatës së futbollit.
Fino komenton Dukën: Mendoj se eksperiencën e ka, të marrësh një fëmijë nga zero, e bën 16 vjeç. Niveli manaxherial natyrisht që vjen nga biznesi dhe e ka, ndërsa është e tepërt, ta kursente më mirë marrëdhënien me komunitetin e futbollit. Nuk e ka aq të lartë raportin me klubet e futbollit.
3 arsye pse duhet të zgjidhem? Integriteti, reformator, aftësi të mira menaxhuese.
“Olsi Ramës i dhanë licencën për të qenë drejtor teknik. Ai ka një punë siç janë drejtorët e tjerë të klubeve në futbollin shqiptar, nuk ka të bëjë me kandidimin tim. Nuk ka lidhje kafja me të dhe me punën. A je i qetë për Partizanin, apo i ke rënë hakut dhe ke probleme ta pranosh? Ti i ndan klubet. Këtë gjë je duke bërë ti, dhe duke e bërë ke shkelur anëtarët dhe futbollistët, ke humbur besueshmërinë, për shkakun tënd nuk ka transparencë. Transparenca është zero.
Mos gënje më, ke mashtruar 16 vite, i ka mbajtur ekipet me telefon, me ndeshje të paragjykuara, me baste. Të gjithë klubet të akuzojnë, të gjithë sportdashësit dhe nuk vijnë në stadiume. Për parullën e pulave në kotec, e dënon Flamurtarin 4 javë. Ndërsa në Laç se i bien arbitrit e dënojnë me 2. Se ti punon me dy standarde, për këtë të akuzon komuniteti i futbollit”.
KOHA JONË SONDAZH

