Duka: Ta harrojmë Serbinë, luajmë pa emocione ndaj Armenisë

Shqipëria para momentit më të rëndësishëm në historinë e saj futbollistike. Përballja me Armeninë është shansi i fundit, që do të vendosë nëse shqiptarët më në fund do të shikojnë të realizuar ëndrrën shekullore, apo do të jenë të detyruar ta fusin atë sërish në sirtar, duke mbajtur shpresat te “Play-off” për kualifikimin në një nga dy eventet më të mëdha futbollistike, Botërori dhe Europiani. Padyshim që është një moment kulmor dhe për presidentin e FSHF, Armand Duka, në më tepër se një dekadë të presidencës së tij, puna , mundi sakrifica e financat janë investuar për një arritje të tillë. Ndaj Armenisë luhet gjithçka për gjithçka. – “Padyshim që është një ndeshje shumë e rëndësishme. Jemi të vetëdijshëm për këtë dhe do të tentojmë gjithçka për të prekur Francën.” Pas humbjes me Serbinë,, aspekti psikologjik do të jetë vendimtar për futbollistët, ndaj Duka kërkon që në këtë kontekst të hidhet sa më shpejt pas disfata e padëshirueshme me serbët në “Elbasan Arena”.  – “Aspekti emocional është shumë i rëndësishëm. Na duhet fitorja futbollistet duhet të bëjnë atë qe ju takon si profesionistë dhe për këtë arsye skuadra nuk duhet të jetë e ngarkuar emocionalisht më shumë se sa duhet. Të këtë aspekt duhen harruar dy golat që pësuam në shtesë ndaj Serbisë, pasi çfarë ka  kaluar ka kaluar . Skuadra nuk është se ka bërë keq në total në ndeshjet e fundit ndaj unë besoj te ta”. Nuk mund të mungojë dhe një vlerësim për kundërshtarin. Duka pranon vështirësitë që ofron Armenia, por padyshim një faktor që gjeneron optimizëm është suksesi i para pak muajve në “Elbasan Arena” përballë të njëjtës skuadër.  – “Armenia është një skuadër shumë e fortë dhe ka lojtarë cilësorë. Nuk do të jetë e lehtë por duke qenë se e kemi mundur dhe në ndeshjen e parë besoj se mund ta mposhtim sërish,” shprehet Armand Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?