Duka takim sekret me Ramën për zgjidhjen e sigurisë në stadiume

Në një kohë kur situata politike nuk është aspak e qetë, kryeministri Edi Rama duhet të marrë një vendim edhe për futbollin shqiptar për shkak se Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër garantimin e sigurisë.

Plotësimi i kushteve në 59 stadiume të vendit është një mision i pamundur, ndaj dhe zgjidhja e vetme është rikthimi i forcave të rendit në stadiume. Sot është hedhur edhe hapi i parë, pasi kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë sot në një takim me kryeministrin Edi Rama dhe mbetet për t’u parë  nëse është arritur një zgjidhje.

“Procesi Sportiv” ka postuar një foto të Dukës duke dalë nga kryeministria dhe thuhet se palët janë pranë një marrëveshjeje. Mendohet se duke filluar nga java e ardhshme, futbolli do t’i kthehet normalitetit, pais do të garantohet siguria nga Policia e Rendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?