Duka: Të humbësh një ndeshje me Skocinë nuk do të thotë se duhet të presësh koka

Presidenti i FSHF, Armand Duka pasi shprehu mbështetjen për trajnerin Christian Panucci me një status në rrjetet sociale, tashmë e bën këtë edhe në intervistën e radhës. Kreu i futbollit shqiptar përmes një interviste për TV Klan “votëbeson” zgjedhjen e tij në krye të kuqezinjve.

“Sulmi ndaj trajnerit, ndaj një njeriu të vetëm, më duket i orkestruar, i dirigjuar. Çdo skuadër ka limitet e veta, ka fatin e vet. Pra, do të arrijë një rezultat jo vetëm nga përgatitja dhe performanca e skuadrës, por edhe nga fati, kështu që Panucci duhet të vazhdojë. Kjo është loja, ky është futbolli, duhet të tentosh maksimalisht të përmirësohesh.

Vetëm në momentet që armatën që ke nuk mund ta përmirësosh, atëherë mund të bësh ndryshime. Të humbësh një ndeshje me Skocinë nuk do të thotë se duhet të presësh koka. Patjetër, ne duhet të bëjmë analiza, duhet të kuptojmë se ku i kemi defektet sportive dhe jo të kalojmë në emocione luftarake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të metat e vërejtura duhet t’i korrigjojmë për të ardhmen. Ne nuk lëvizim nga objektivi ynë për të qenë të parët e grupit dhe për të tentuar një kualifikim në Europian, edhe nga kjo mundësi. Steka tashmë është e lartë dhe të gjithë presin nga kombëtarja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?