Duka: Të luajmë bukur ndaj Spanjës, synojmë vendin e parë në Nations League

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur nga “RCDE Stadium”, ku kombëtarja jonë do të zhvillojë ndeshjen miqësore me Spanjën dhe ka thënë se objektivi i Shqipërisë është që të përgatitet grupi për ndeshjet e Nations League.nKreu i FSHF-së tha ndër të tjera se përballja me Spanjën është shumë e fortë, por shpreson të bëhet një lojë e bukur.

“Siç e the konsiderohet fillim sezoni. Kemi vetëm dy ndeshje para në Nations League dhe ajo që presim është që stafi të përgatisë një ekip sa më të mirë. Presim rezultate të mira, sidomos me një kundërshtar si Spanja do ishte perfekte të merrje rezultat pozitiv. Nëse nuk do të luajë Rusi do ishte qëllimi të merrnim vendim e parë në Nations League.

Ajo që duam ne është të bëjmë një skuadër sa më të mirë. Do ishim në ne Play Off nëse do kishim pasur pak fat në ndeshjen kundër Polonisë në Nations League. Por siç e thash objektivi ynë është të dalim të parët në Nations League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanja? Çdo ndeshje ka të keqen kur humbet e gabon, por ka të mirën që ti mëson dhe përmirësohesh në të ardhmen. Kam shumë besim që do kemi një ndeshje të bukur sonte edhe pse e dimë që do të kemi përballë një nga skuadrat më të forta në botë”, tha Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?