Duka uron klubet shqiptare: Bëni maksimumin për të kaluar sa më shumë ture

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar klubet shqiptare, në prag të ndeshjeve kualifikuese në Europë. Në postimin e tij, Duka shkruan se përfaqësimi dinjitoz në Europë është shumë i rëndësishëm, për financat e klubit dhe për të treguar nivelin e kampionatit. Sipas tij, klubet duhet të bëjnë maksimumin për të kaluar sa më shumë ture, për të synuar edhe fazën e grupeve.

“Dua t’u uroj suksese klubeve tona në kupat e Europës! Egnatias, që nis e para rrugëtimin në kualifikueset e Champions League, e për të vijuar me Partizanin dhe Vllazninë në turin e parë të Conference League, si dhe Dinamo City që do e nisë nga turi i dytë rrugëtimin e saj europian.

Është shumë e rëndësishme për të gjitha klubet, por edhe për futbollin shqiptar, një përfaqësim dinjitoz në Kupat e Europës, qoftë për financat, qoftë për të treguar nivelin e kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj i inkurajoj të gjitha klubet të bëjnë maksimumin e tyre për të kaluar sa më shumë ture e pse jo për t’u përfaqësuar sërish në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane”, shkruan Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti që thotë "FSHF FEDERATASHAIPTAREEFUTBOLLIT FEDERATA SHOIPTARE FUTBOLLIT SUKSESE! PARTIZANI EGNATIA K.F.VLLAZNIA TRANE พม DINAHO 23 CITY 21:00 EGNATIA 8 KORRIK, ARENA EGNATIA BREIDABLIK 18:45 KALJU PARTIZANI 10 KORRIK, KADRIORU STAADION 20:00 VLLAZNIA DAUGAVPILS 10 10KORRIK,ELBASANARENA KORRIK, ELBASAN ARENA"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?