Duka zyrtarizon Sylvinhon dhe e komplimenton: Ekipi kuqezi sot ka respektin e të gjithë botës së futbollit
Ekipi kuqezi ka filluar grumbullimin për përgatitjet në ”Euro 2024”. Në një intervistë për Top Channel, presidenti i FSHF-s, Armand Duka tregon që ne e kemi sot, ndryshe nga Francë 2016-ta.
“E gjithë bota e futbollit e sheh ndryshe sot futbollin shqiptarë dhe aq më shumë ekipin kombëtarë. E sheh me më shumë respekt, për atë ç’ka ka dhënë në futbollin ndërkombëtarë, respekt për atë ç’ka ka në përbërjen e saj, futbollistë që luajnë në ekipe të mira, për stafin, për trajnerin me shumë më emër në botën e futbollit dhe me shumë respekt për federatën e futbollit e cila sigurisht nuk është si më parë, është ndryshe, shumë më e organizuar me më tepër eksperiencë por i gjithë ky respekt nga të gjithë nuk është se na bën mirë sepse sa me më nënvlerësim të na shohin aq më mirë do të ishte, por sot nuk ka më nota nënvlerësimi për ne”, tregoi Duka.
Pak kohë më parë, presidenti në distancë paralajmëroi Sylvinhon se shqiptarët janë përgatitur të qëndrojnë sa më gjatë në Gjermani, por më 8 korrik, kur kampionati është në fazat finale atij I përfundon kontrata.
“Nuk kemi pasur kohën fizike për të zhvilluar një ceremoni apo bërë një marrëveshje zyrtare, por parimisht kemi rënë dakord për të vazhduar me të njëjtin staf. Sigurisht jemi të përqendruar 100% në kampionatin europian, por me një sy dhe mendje, mendojmë edhe për të ardhmen, sepse kemi diskutuar me Sylvinhon edhe për organizimin e ndeshjeve të Nation League, sepse jo vetëm mund të kalojnë në Grupin A në Nations League, por mund të sigurojmë edhe një vend për play off për Botëror, pra Europianin e konsiderojmë një objektv të Arritur dhe me Sylvinhon kemi vënë piketat dhe nuk do të jemi pa trajner pas Europianit. Ende s’kemi hedhur gjë në letër por Sylvinho do të vazhdojë deri në përfundimit të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026 dhe në rast kualifikimi deri në fund të Botërorit 2026”, tha Duka.