“Dukej sikur gjyqtari donte që të merrte autograf nga Neymar”

Barazimi i Leipzig ndaj PSG-së nuk i ka pëlqyer trajnerit të skuadrës gjermane, Jesse Marsch. Trajneri amerikan sulmoi ashpër në konferencën për shtyp pas ndeshjes gjyqtarin e ndeshjes, duke u shprehur se donte një autograf nga Neymar për vendimet që mori gjatë 90 minutave.

“Ai ishte shumë i zemëruar me vendimet e arbitrit. Unë ia shpreha pakënaqësinë time gjyqtarit. Ndonjëherë dukej sikur donte një autograf nga Neymar kur i tregoi kartonin e verdhë. Nuk ishte mirë. Në penalltinë e dytë duhet të shkonte në VAR dhe ta shihte rastin, pasi faulli ishte i dukshëm.

Ne luajtëm mirë që në fillim të ndeshjes, arritëm të shënonim gol shpejt. Por, si pasojë e penalltisë, situata e PSG-së ndryshoi. Ishim më të mirë se PSG-ja, por për fat të keq dolëm nga fusha vetëm me një pikë”, deklaroi Marsch.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas barazimit të djeshëm ndaj parisienëve, Leipzig u eliminua nga  Champions League, objektivi i tyre tashmë është që të sigurojnë në vend për në Europa League, aty ku për momentin ndodhet Brugge me 4 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

RB Leipzig Manager Jesse Marsch Has Accused The Referee Of 'Wanting  Neymar's Autorgraph' During His Side's 2-2 Draw With PSG

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?