Dumfries drejt largimit nga Interi, Barcelona dhe City gati të paguajnë klauzolën
Tetë ditë vendimtare për të ardhmen e Denzel Dumfries. Klauzola prej 25 milionë eurosh, e përfshirë në kontratën e re të nënshkruar nga holandezi disa muaj më parë, skadon më 15 korrik. Deri atëherë do të mësohet nëse ish-lojtari i PSV do të vazhdojë apo jo aventurën e tij zikaltër.
Pas një sezoni mbresëlënës me 11 gola dhe 5 asistime, Dumfries ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha. Barcelona ishte klubi i parë që kontaktoi me agjentët e tij, veçanërisht pas paraqitjes së jashtëzakonshme në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, për shkak të vështirësive ekonomike dhe besimit te Jules Koundé, katalanasit janë tërhequr për momentin. Tashmë në “pole position” është Manchester City, që kërkon një mbrojtës të djathtë pas largimit të Kyle Walker (tashmë te Burnley).
Pep Guardiola është i gatshëm të aktivizojë klauzolën prej 25 milionë eurosh, duke përfituar nga rasti i një lojtari me formë të lartë dhe çmim të arsyeshëm për standardet e merkatos. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

